-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 18:1|
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
-
2
|Lucas 18:2|
duke thënë: "Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
-
3
|Lucas 18:3|
Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".
-
4
|Lucas 18:4|
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s´kam respekt për asnjeri,
-
5
|Lucas 18:5|
duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t´ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"'.
-
6
|Lucas 18:6|
Dhe Zoti tha: "Dëgjoni ç´thotë gjykatësi i padrejtë.
-
7
|Lucas 18:7|
Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
-
8
|Lucas 18:8|
Po, unë ju them se ai do t´ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?'.
-
9
|Lucas 18:9|
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
-
10
|Lucas 18:10|
'Dy njerëz u ngjitën në tempull për t´u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4