-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 18:21|
Dhe ai tha: "Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia'.
-
22
|Lucas 18:22|
Si e dëgjoi, Jezusi i tha: "Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq'.
-
23
|Lucas 18:23|
Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
-
24
|Lucas 18:24|
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: "Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
-
25
|Lucas 18:25|
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë'.
-
26
|Lucas 18:26|
Dhe ata që e dëgjonin thanë: "Po kush, pra, mund të shpëtohet?'.
-
27
|Lucas 18:27|
Por ai tha: "Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë'.
-
28
|Lucas 18:28|
Pastaj Pjetri tha: "Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur'.
-
29
|Lucas 18:29|
Dhe ai u tha atyre: "Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,
-
30
|Lucas 18:30|
që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3