-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 18:31|
Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.
-
32
|Lucas 18:32|
Ai, pra, do t´u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.
-
33
|Lucas 18:33|
Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë'.
-
34
|Lucas 18:34|
Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.
-
35
|Lucas 18:35|
Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;
-
36
|Lucas 18:36|
dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;
-
37
|Lucas 18:37|
iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.
-
38
|Lucas 18:38|
Atëherë ai bërtiti duke thënë: "O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua'.
-
39
|Lucas 18:39|
Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: "O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua'.
-
40
|Lucas 18:40|
Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t´ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11