-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 24:1|
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
-
2
|Lucas 24:2|
Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
-
3
|Lucas 24:3|
Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
-
4
|Lucas 24:4|
Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.
-
5
|Lucas 24:5|
Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: "Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
-
6
|Lucas 24:6|
Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,
-
7
|Lucas 24:7|
duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë'.
-
8
|Lucas 24:8|
Dhe ato kujtonin fjalët e tij.
-
9
|Lucas 24:9|
kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.
-
10
|Lucas 24:10|
Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7