-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 24:31|
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
-
32
|Lucas 24:32|
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: "Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?'.
-
33
|Lucas 24:33|
Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
-
34
|Lucas 24:34|
Ata thoshnin: "Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit'.
-
35
|Lucas 24:35|
Ata atëherë treguan ç´u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
-
36
|Lucas 24:36|
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!'.
-
37
|Lucas 24:37|
Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
-
38
|Lucas 24:38|
Atëherë ai u tha atyre: "Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
-
39
|Lucas 24:39|
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!'.
-
40
|Lucas 24:40|
Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4