-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 24:11|
Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.
-
12
|Lucas 24:12|
Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.
-
13
|Lucas 24:13|
Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
-
14
|Lucas 24:14|
Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.
-
15
|Lucas 24:15|
Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.
-
16
|Lucas 24:16|
Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.
-
17
|Lucas 24:17|
Dhe ai u tha atyre: "Ç´janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?'.
-
18
|Lucas 24:18|
Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: "Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?'.
-
19
|Lucas 24:19|
Dhe ai u tha atyre: "Cilat?'. Ata i thanë: "Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
-
20
|Lucas 24:20|
Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4