-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Lucas 23:29|
Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".
-
30
|Lucas 23:30|
Atëherë do të fillojnë t´u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".
-
31
|Lucas 23:31|
Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç´do të bëhet me të thatin?".
-
32
|Lucas 23:32|
Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t´i vrarë.
-
33
|Lucas 23:33|
Dhe kur arritën në vendin që quhet "Kafka', aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.
-
34
|Lucas 23:34|
Dhe Jezusi tha: "O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç´bëjnë'. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.
-
35
|Lucas 23:35|
Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: "Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë'.
-
36
|Lucas 23:36|
Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,
-
37
|Lucas 23:37|
dhe duke thënë: "Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten'.
-
38
|Lucas 23:38|
Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7