- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									70
									 
									 
									|Lucas 22:70|
									Atëherë të gjithë thanë: "Je ti, pra, Biri i Perëndisë?'. Dhe ai u tha atyre: "Ju thoni se unë jam'.									
									    
								 
- 
									
									71
									 
									 
									|Lucas 22:71|
									Atëherë ata thanë: "Ç´nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij'.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Lucas 23:1|
									Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Lucas 23:2|
									Dhe filluan ta paditin duke thënë: "Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t´i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti'.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Lucas 23:3|
									Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: "A je ti mbreti i Judenjve?'. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Ti po thua'.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Lucas 23:4|
									Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: "Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri'.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Lucas 23:5|
									Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: "Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Lucas 23:6|
									Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Lucas 23:7|
									Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Lucas 23:8|
									Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18