- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									60
									 
									 
									|Lucas 22:60|
									Por Pjetri tha: "O njeri, s´di ç´po thua'. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.									
									    
								 
- 
									
									61
									 
									 
									|Lucas 22:61|
									Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: "Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë'.									
									    
								 
- 
									
									62
									 
									 
									|Lucas 22:62|
									Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.									
									    
								 
- 
									
									63
									 
									 
									|Lucas 22:63|
									Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.									
									    
								 
- 
									
									64
									 
									 
									|Lucas 22:64|
									Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".									
									    
								 
- 
									
									65
									 
									 
									|Lucas 22:65|
									Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.									
									    
								 
- 
									
									66
									 
									 
									|Lucas 22:66|
									Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									67
									 
									 
									|Lucas 22:67|
									'Në se ti je Krishti, na e thuaj'. Por ai u tha atyre: "Edhe sikur t´jua thoja, nuk do ta besonit.									
									    
								 
- 
									
									68
									 
									 
									|Lucas 22:68|
									Edhe sikur t´ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.									
									    
								 
- 
									
									69
									 
									 
									|Lucas 22:69|
									Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18