- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									30
									 
									 
									|Lucas 22:30|
									që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Lucas 22:31|
									Edhe Zoti tha: "Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t´ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Lucas 22:32|
									Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu'.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Lucas 22:33|
									Por ai tha: "Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje'.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Lucas 22:34|
									Por Jezusi tha: "Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh'.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Lucas 22:35|
									Pastaj u tha atyre: "Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?'. Dhe ata thanë: "Asgjë'.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Lucas 22:36|
									U tha, pra, atyre: "Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Lucas 22:37|
									Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre'.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Lucas 22:38|
									Atëherë ata thanë: "Zot, ja këtu dy shpata'. Por ai u tha atyre "Mjaft!'.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Lucas 22:39|
									Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18