-
-
Bibla Shqiptare
-
-
38
|Lucas 21:38|
Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.
-
1
|Lucas 22:1|
Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.
-
2
|Lucas 22:2|
Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.
-
3
|Lucas 22:3|
Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.
-
4
|Lucas 22:4|
Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
-
5
|Lucas 22:5|
Ata u gëzuan dhe i premtuan t´i japin para.
-
6
|Lucas 22:6|
Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t´ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
-
7
|Lucas 22:7|
Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.
-
8
|Lucas 22:8|
Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: "Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë'.
-
9
|Lucas 22:9|
Dhe ata e thanë: "Ku dëshiron ta përgatisim?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7