-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Lucas 21:8|
Dhe ai tha: "Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.
-
9
|Lucas 21:9|
Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë'.
-
10
|Lucas 21:10|
Atëherë u tha atyre: "Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
-
11
|Lucas 21:11|
do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
-
12
|Lucas 21:12|
Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t´ju përndjekin dhe do t´ju dorëzojnë në sinagoga e do t´ju futin në burg; dhe do t´ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
-
13
|Lucas 21:13|
por kjo do t´ju japë rastin që të dëshmoni.
-
14
|Lucas 21:14|
Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t´u mbrojtur,
-
15
|Lucas 21:15|
sepse unë do t´ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t´i rezistojnë.
-
16
|Lucas 21:16|
Dhe ju madje do t´ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t´i vrasin.
-
17
|Lucas 21:17|
Dhe të gjithë do t´ju urrejnë për shkak të emrit tim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 5-6