-
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Lucas 20:35|
por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;
-
36
|Lucas 20:36|
ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
-
37
|Lucas 20:37|
Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
-
38
|Lucas 20:38|
Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të'.
-
39
|Lucas 20:39|
Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: "Mësues, mirë fole'.
-
40
|Lucas 20:40|
Dhe nuk guxuan më t´i bëjnë asnjë pyetje.
-
41
|Lucas 20:41|
Dhe ai i tha atyre: "Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
-
42
|Lucas 20:42|
Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
-
43
|Lucas 20:43|
derisa unë t´i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".
-
44
|Lucas 20:44|
Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 5-6