-
-
Bibla Shqiptare
-
-
45
|Lucas 20:45|
Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
-
46
|Lucas 20:46|
'Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t´i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
-
47
|Lucas 20:47|
ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t´u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë'.
-
1
|Lucas 21:1|
Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,
-
2
|Lucas 21:2|
dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla
-
3
|Lucas 21:3|
dhe tha: "Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.
-
4
|Lucas 21:4|
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar'.
-
5
|Lucas 21:5|
Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
-
6
|Lucas 21:6|
'Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar'.
-
7
|Lucas 21:7|
Atëherë ata e pyetën duke thënë: "Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10