-
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Lucas 21:28|
Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër'.
-
29
|Lucas 21:29|
Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: "Vini re fikun dhe të gjitha pemët.
-
30
|Lucas 21:30|
Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;
-
31
|Lucas 21:31|
kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
-
32
|Lucas 21:32|
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.
-
33
|Lucas 21:33|
Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë'.
-
34
|Lucas 21:34|
'Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.
-
35
|Lucas 21:35|
Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.
-
36
|Lucas 21:36|
Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut'.
-
37
|Lucas 21:37|
Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10