-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Lucas 22:10|
Atëherë ai tha atyre: "Ja, kur të hyni në qytet, do t´ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.
-
11
|Lucas 22:11|
I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".
-
12
|Lucas 22:12|
Atëherë ai do t´ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet'.
-
13
|Lucas 22:13|
Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.
-
14
|Lucas 22:14|
Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.
-
15
|Lucas 22:15|
Atëherë ai u tha atyre: "Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,
-
16
|Lucas 22:16|
sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë'.
-
17
|Lucas 22:17|
Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: "Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,
-
18
|Lucas 22:18|
sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë'.
-
19
|Lucas 22:19|
Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: "Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7