-
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Lucas 20:25|
Atëherë ai u tha atyre: "I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë'.
-
26
|Lucas 20:26|
Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
-
27
|Lucas 20:27|
Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
-
28
|Lucas 20:28|
duke thënë: "Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t´i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
-
29
|Lucas 20:29|
Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
-
30
|Lucas 20:30|
I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
-
31
|Lucas 20:31|
E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.
-
32
|Lucas 20:32|
Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.
-
33
|Lucas 20:33|
Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua'.
-
34
|Lucas 20:34|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: "Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 17-19