-
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Lucas 24:23|
dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.
-
24
|Lucas 24:24|
Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë'.
-
25
|Lucas 24:25|
Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
-
26
|Lucas 24:26|
Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?'.
-
27
|Lucas 24:27|
Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.
-
28
|Lucas 24:28|
Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.
-
29
|Lucas 24:29|
Por ata e detyruan duke thënë: "Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron'. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
-
30
|Lucas 24:30|
Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
-
31
|Lucas 24:31|
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
-
32
|Lucas 24:32|
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: "Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16