-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 4:11|
Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"'.
-
12
|Lucas 4:12|
Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Éshtë thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"'.
-
13
|Lucas 4:13|
Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.
-
14
|Lucas 4:14|
Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.
-
15
|Lucas 4:15|
Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.
-
16
|Lucas 4:16|
Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
-
17
|Lucas 4:17|
I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:
-
18
|Lucas 4:18|
'Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,
-
19
|Lucas 4:19|
dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit'.
-
20
|Lucas 4:20|
Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7