-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 4:21|
Atëherë ai nisi të thotë: "Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja'.
-
22
|Lucas 4:22|
Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: "Po ky, a nuk është biri i Jozefit?'.
-
23
|Lucas 4:23|
Dhe ai u tha atyre: "Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd'.
-
24
|Lucas 4:24|
Por ai tha: "Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.
-
25
|Lucas 4:25|
Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;
-
26
|Lucas 4:26|
e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.
-
27
|Lucas 4:27|
Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian'.
-
28
|Lucas 4:28|
Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë u zemëruan shumë.
-
29
|Lucas 4:29|
Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.
-
30
|Lucas 4:30|
Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7