-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Lucas 5:7|
Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t´i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
-
8
|Lucas 5:8|
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: "Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar'.
-
9
|Lucas 5:9|
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
-
10
|Lucas 5:10|
E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: "Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë'.
-
11
|Lucas 5:11|
Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.
-
12
|Lucas 5:12|
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: "Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh'.
-
13
|Lucas 5:13|
Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: "Po, e dua, qofsh i pastruar'. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
-
14
|Lucas 5:14|
Dhe Jezusi e urdhëroi: "Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t´u shërbejë si dëshmi'.
-
15
|Lucas 5:15|
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t´u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
-
16
|Lucas 5:16|
Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10