-
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Lucas 5:27|
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: "Ndiqmë'.
-
28
|Lucas 5:28|
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
-
29
|Lucas 5:29|
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
-
30
|Lucas 5:30|
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: "Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?'.
-
31
|Lucas 5:31|
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
-
32
|Lucas 5:32|
Unë nuk erdha t´i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët'.
-
33
|Lucas 5:33|
Atëherë ata i thanë: "Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?'.
-
34
|Lucas 5:34|
Ai u përgjigj atyre: "A mund t´i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
-
35
|Lucas 5:35|
Por do të vijnë ditët kur do t´ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë'.
-
36
|Lucas 5:36|
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: "Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10