-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Lucas 6:8|
Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorë të tharë: "Çohu dhe dil këtu në mes'. Dhe ai u ngrit në këmbë.
-
9
|Lucas 6:9|
Pastaj Jezusi u tha atyre: "Unë po ju pyes: A është e lejueshme, të shtunave, të bësh mirë apo keq, të shpëtosh një njeri apo ta vrasësh?'.
-
10
|Lucas 6:10|
Dhe si i vështroi të gjithë rreth e rrotull, i tha atij njeriu: "Shtrije dorën tënde!'. Dhe ai veproi kështu dhe dora e tij iu shëndosh si tjetra.
-
11
|Lucas 6:11|
Ata u tërbuan dhe diskutonin me njëri-tjetrin se ç´mund t´i bënin Jezusit.
-
12
|Lucas 6:12|
Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t´u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë.
-
13
|Lucas 6:13|
Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj:
-
14
|Lucas 6:14|
Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun,
-
15
|Lucas 6:15|
Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota,
-
16
|Lucas 6:16|
Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.
-
17
|Lucas 6:17|
Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t´u shëruar nga sëmundjet e veta;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10