-
-
Bibla Shqiptare
-
-
38
|Lucas 6:38|
Jepni dhe do t´ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t´ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t´ju matet edhe juve gjithashtu'.
-
39
|Lucas 6:39|
Pastaj ai u tha një shëmbëlltyrë: "Një i verbër a mund t´i prijë një të verbri tjetër? Vallë nuk do të bien të dy në gropë?
-
40
|Lucas 6:40|
Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.
-
41
|Lucas 6:41|
Po pse ti e shikon lëmishtën në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd?
-
42
|Lucas 6:42|
Ose, si mund t´i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd.
-
43
|Lucas 6:43|
Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë.
-
44
|Lucas 6:44|
Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.
-
45
|Lucas 6:45|
Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës.
-
46
|Lucas 6:46|
Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?
-
47
|Lucas 6:47|
Çdo njëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe t´i vë në praktikë, unë do t´ju tregoj kujt i ngjan.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10