-
-
Bibla Shqiptare
-
-
48
|Lucas 6:48|
Ai i ngjan njeriut që, kur ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s´e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.
-
49
|Lucas 6:49|
Përkundrazi, ai që e dëgjoi dhe nuk i vuri në praktikë, i ngjan njeriut që e ndërtoi shtëpinë mbi tokë, por pa themel; kur iu sul përroi, ajo u shemb menjëherë dhe rrënimi i saj qe i madh'.
-
1
|Lucas 7:1|
Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit që e dëgjoi, hyri në Kapernaum.
-
2
|Lucas 7:2|
Tani një centurion kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq për vdekje.
-
3
|Lucas 7:3|
Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj që ta lusnin të vinte e të shëronte shërbëtorin e tij.
-
4
|Lucas 7:4|
Si arritën te Jezusi, ata e lutën me ngulm duke i thënë: "Ai e meriton që ti ta pranosh këtë gjë,
-
5
|Lucas 7:5|
sepse ai e do popullin tonë dhe ai na e ndërtoi sinagogën'.
-
6
|Lucas 7:6|
Atëherë Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumë larg shtëpisë, centurioni dërgoi disa miq të tij për t´i thënë: "Zot, mos u shqetëso, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën pullazin tim.
-
7
|Lucas 7:7|
Për këtë shkak nuk e çmova veten të denjë të vij tek ti; por ti fol një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
-
8
|Lucas 7:8|
Sepse edhe unë jam një njeri nën autoritetin e tjetërkujt dhe kam nën urdhër ushtarë; dhe i them njerit: "Shko", dhe ai shkon; dhe një tjetri: "Eja", dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: "Bëjë këtë", dhe ai e bën'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 5-7