-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Lucas 7:29|
Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
-
30
|Lucas 7:30|
Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.
-
31
|Lucas 7:31|
Atëherë Zoti tha: "Me çfarë t´i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?
-
32
|Lucas 7:32|
U ngjajnë fëmijëve që ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".
-
33
|Lucas 7:33|
Erdhi, pra, Gjon Pagëzori, që nuk ha bukë dhe as pi verë dhe ju thoni: "Ai ka një demon".
-
34
|Lucas 7:34|
Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".
-
35
|Lucas 7:35|
Por urtisë i japin të drejtë gjithë bijtë e saj'.
-
36
|Lucas 7:36|
Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.
-
37
|Lucas 7:37|
Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.
-
38
|Lucas 7:38|
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t´ia lajë me lot këmbët dhe t´ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t´ia puthte e t´ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 20-21