-
-
Bibla Shqiptare
-
-
49
|Lucas 7:49|
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: "Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?'.
-
50
|Lucas 7:50|
Por Jezusi i tha asaj gruaje: "Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!'.
-
1
|Lucas 8:1|
Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,
-
2
|Lucas 8:2|
dhe disa gra, të cilat i kishte shëruar nga shpirtërat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria, e quajtur Magdalenë, prej së cilët pati dëbuar shtatë demonë,
-
3
|Lucas 8:3|
Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.
-
4
|Lucas 8:4|
Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë:
-
5
|Lucas 8:5|
'Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën.
-
6
|Lucas 8:6|
Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.
-
7
|Lucas 8:7|
Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën.
-
8
|Lucas 8:8|
Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish'. Si i tha këto gjëra, thirri: "Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7