-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Lucas 7:19|
Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t´i thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?'.
-
20
|Lucas 7:20|
Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: "Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"'.
-
21
|Lucas 7:21|
Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit.
-
22
|Lucas 7:22|
Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: "Shkoni dhe i thoni Gjonit ç´keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.
-
23
|Lucas 7:23|
I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej meje!'.
-
24
|Lucas 7:24|
Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t´u thotë turmave për Gjonin: "Ç´dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era?
-
25
|Lucas 7:25|
Po, ç´dolët të shihni? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve.
-
26
|Lucas 7:26|
Por, ç´dolët të shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma më shumë se një profet.
-
27
|Lucas 7:27|
Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".
-
28
|Lucas 7:28|
Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3