-
-
Bibla Shqiptare
-
-
39
|Lucas 7:39|
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: "Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
-
40
|Lucas 7:40|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: "Simon, kam diçka për të të thënë'. Dhe ai tha: "Fol, Mësues'.
-
41
|Lucas 7:41|
Dhe Jezusi i tha: "Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.
-
42
|Lucas 7:42|
Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?'.
-
43
|Lucas 7:43|
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: "Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë'. Dhe Jezusi i tha: "Gjykove drejt'.
-
44
|Lucas 7:44|
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: "A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m´ilau këmbët me lot dhe m´ifshiu me flokët e kresë.
-
45
|Lucas 7:45|
Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
-
46
|Lucas 7:46|
Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m´ivajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
-
47
|Lucas 7:47|
Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak'.
-
48
|Lucas 7:48|
Pastaj i tha asaj: "Mëkatet e tua të janë falur'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7