-
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Lucas 8:9|
Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë.
-
10
|Lucas 8:10|
Dhe ai tha: "Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.
-
11
|Lucas 8:11|
Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.
-
12
|Lucas 8:12|
Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.
-
13
|Lucas 8:13|
Ata mbi gurishte janë ata që, kur dëgjojnë, e presin fjalën me gëzim; por ata nuk kanë rrënjë, besojnë për njëfarë kohe, por në momentin e sprovës tërhiqen.
-
14
|Lucas 8:14|
Pjesa që ka rënë ndër ferra janë ata që e dëgjuan fjalën; por, gjatë rrugës, ua zënë frymën shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete, dhe nuk arrijnë të piqen.
-
15
|Lucas 8:15|
Por pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën, e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri'.
-
16
|Lucas 8:16|
'Askush, pasi të ketë ndezur llambën, nuk e mbulon me një enë ose e fut nën shtrat, por e vë mbi mbajtësen e vet me qëllim që ata që hyjnë të shohin dritë.
-
17
|Lucas 8:17|
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet, as sekret që të mos njihet dhe të dalë në dritë.
-
18
|Lucas 8:18|
Prandaj tregoni kujdes se si dëgjoni, sepse atij që ka, do t´i jepet, kurse atij që nuk ka, do t´i hiqet edhe ajo që ai kujton se ka'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7