-
-
Bibla Shqiptare
-
-
39
|Lucas 8:39|
'Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty'. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.
-
40
|Lucas 8:40|
Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.
-
41
|Lucas 8:41|
Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij,
-
42
|Lucas 8:42|
sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.
-
43
|Lucas 8:43|
Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,
-
44
|Lucas 8:44|
iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.
-
45
|Lucas 8:45|
Dhe Jezusi tha: "Kush më preku?'. Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: "Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?"'.
-
46
|Lucas 8:46|
Por Jezusi tha: "Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje'.
-
47
|Lucas 8:47|
Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.
-
48
|Lucas 8:48|
Dhe ai i tha: "Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7