-
-
Bibla Shqiptare
-
-
49
|Lucas 8:49|
Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: "Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin'.
-
50
|Lucas 8:50|
Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: "Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë'.
-
51
|Lucas 8:51|
Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.
-
52
|Lucas 8:52|
Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: "Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle'.
-
53
|Lucas 8:53|
Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.
-
54
|Lucas 8:54|
Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: "Vajzë, çohu!'.
-
55
|Lucas 8:55|
Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t´i jepnin të hante.
-
56
|Lucas 8:56|
Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç´kishte ndodhur.
-
1
|Lucas 9:1|
Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
-
2
|Lucas 9:2|
Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7