-
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Lucas 9:23|
Pastaj u tha të gjithëve: "Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
-
24
|Lucas 9:24|
Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
-
25
|Lucas 9:25|
E pra, ç´dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?
-
26
|Lucas 9:26|
Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t´i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
-
27
|Lucas 9:27|
Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë'.
-
28
|Lucas 9:28|
Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t´u lutur.
-
29
|Lucas 9:29|
Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
-
30
|Lucas 9:30|
Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
-
31
|Lucas 9:31|
të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
-
32
|Lucas 9:32|
Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7