-
-
Bibla Shqiptare
-
-
53
|Lucas 9:53|
Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.
-
54
|Lucas 9:54|
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: "Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t´i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?'.
-
55
|Lucas 9:55|
Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: "Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;
-
56
|Lucas 9:56|
sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t´i shpëtuar'. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
-
57
|Lucas 9:57|
Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: "Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh'.
-
58
|Lucas 9:58|
Por Jezusi i tha: "Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën'.
-
59
|Lucas 9:59|
Pastaj i tha një tjetri: "Ndiqmë!'. Por ai përgjigjej: "Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim'.
-
60
|Lucas 9:60|
Jezusi i tha: "Lëri të vdekurit t´i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë'.
-
61
|Lucas 9:61|
Akoma një tjetër i tha: "Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime'.
-
62
|Lucas 9:62|
Jezusi i tha: "Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7