-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 10:21|
Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: "Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.
-
22
|Lucas 10:22|
Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t´ia zbulojë'.
-
23
|Lucas 10:23|
Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: "Lum sytë që shohin ato që shihni ju,
-
24
|Lucas 10:24|
sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan'.
-
25
|Lucas 10:25|
Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: "Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?'.
-
26
|Lucas 10:26|
Dhe ai tha: "Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?'.
-
27
|Lucas 10:27|
Ai duke u përgjigjur tha: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten'.
-
28
|Lucas 10:28|
Jezusi i tha: "U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh'.
-
29
|Lucas 10:29|
Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: "Po kush është i afërmi im?'.
-
30
|Lucas 10:30|
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: "Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7