-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 10:31|
Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.
-
32
|Lucas 10:32|
Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.
-
33
|Lucas 10:33|
Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.
-
34
|Lucas 10:34|
Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.
-
35
|Lucas 10:35|
Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç´të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".
-
36
|Lucas 10:36|
Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?'.
-
37
|Lucas 10:37|
Dhe ai tha: "Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij'. Atëherë Jezusi i tha: "Shko dhe bëj kështu edhe ti'.
-
38
|Lucas 10:38|
Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.
-
39
|Lucas 10:39|
Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.
-
40
|Lucas 10:40|
Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: "Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7