-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Lucas 11:19|
Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
-
20
|Lucas 11:20|
Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
-
21
|Lucas 11:21|
Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.
-
22
|Lucas 11:22|
Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.
-
23
|Lucas 11:23|
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.
-
24
|Lucas 11:24|
Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".
-
25
|Lucas 11:25|
Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,
-
26
|Lucas 11:26|
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para'.
-
27
|Lucas 11:27|
Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: "Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën'.
-
28
|Lucas 11:28|
Por ai u tha: "Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7