-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Lucas 11:29|
Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: "Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t´i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
-
30
|Lucas 11:30|
Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
-
31
|Lucas 11:31|
Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t´i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
-
32
|Lucas 11:32|
Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona'.
-
33
|Lucas 11:33|
Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.
-
34
|Lucas 11:34|
Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.
-
35
|Lucas 11:35|
Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.
-
36
|Lucas 11:36|
Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj'.
-
37
|Lucas 11:37|
Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.
-
38
|Lucas 11:38|
Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7