-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Lucas 12:5|
Unë do t´ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena; po, po ju them, nga ai të keni frikë.
-
6
|Lucas 12:6|
A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.
-
7
|Lucas 12:7|
Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.
-
8
|Lucas 12:8|
Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë.
-
9
|Lucas 12:9|
Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.
-
10
|Lucas 12:10|
Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk do të jetë i falur.
-
11
|Lucas 12:11|
Pastaj, kur do t´ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t´u mbrojtur, ose për çfarë do t´ju duhet të thoni,
-
12
|Lucas 12:12|
sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t´ju mësojë se ç´duhet të thoni'.
-
13
|Lucas 12:13|
Atëherë dikush nga turma i tha: "Mësues, i thuaj vëllait tim ta ndajë me mua trashëgiminë'.
-
14
|Lucas 12:14|
Por ai u përgjigj: "O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7