-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Lucas 10:41|
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: "Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;
-
42
|Lucas 10:42|
por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t´i hiqet'.
-
1
|Lucas 11:1|
Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: "Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet'.
-
2
|Lucas 11:2|
Dhe ai u tha: "Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.
-
3
|Lucas 11:3|
Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.
-
4
|Lucas 11:4|
Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"'.
-
5
|Lucas 11:5|
Pastaj u tha atyre: "A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,
-
6
|Lucas 11:6|
sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s´kam çfarë t´i vë përpara";
-
7
|Lucas 11:7|
dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t´i jap"?
-
8
|Lucas 11:8|
Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t´ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t´i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7