-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Lucas 9:33|
Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: "Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian'; por ai nuk dinte ç´thoshte.
-
34
|Lucas 9:34|
Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
-
35
|Lucas 9:35|
Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: "Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni'.
-
36
|Lucas 9:36|
Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç´kishin parë.
-
37
|Lucas 9:37|
Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
-
38
|Lucas 9:38|
Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: "Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.
-
39
|Lucas 9:39|
Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
-
40
|Lucas 9:40|
U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur'.
-
41
|Lucas 9:41|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t´ju duroj? Sille këtu djalin tënd'.
-
42
|Lucas 9:42|
Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7