-
-
Bibla Shqiptare
-
-
43
|Lucas 9:43|
Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
-
44
|Lucas 9:44|
'I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve'.
-
45
|Lucas 9:45|
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
-
46
|Lucas 9:46|
Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
-
47
|Lucas 9:47|
Atëherë Jezusi, duke ditur ç´mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,
-
48
|Lucas 9:48|
dhe u tha atyre: "Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh'.
-
49
|Lucas 9:49|
Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: "Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne'.
-
50
|Lucas 9:50|
Por Jezusi i tha: "Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne'.
-
51
|Lucas 9:51|
Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,
-
52
|Lucas 9:52|
dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t´i përgatitur ardhjen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7