-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Lucas 9:3|
Dhe u tha atyre: "Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
-
4
|Lucas 9:4|
Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
-
5
|Lucas 9:5|
Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre'.
-
6
|Lucas 9:6|
Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
-
7
|Lucas 9:7|
Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
-
8
|Lucas 9:8|
të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.
-
9
|Lucas 9:9|
Por Herodi tha: "Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?'. Dhe kërkonte ta shihte.
-
10
|Lucas 9:10|
Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.
-
11
|Lucas 9:11|
Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
-
12
|Lucas 9:12|
Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: "Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7