-
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Lucas 7:9|
Kur i dëgjoi këto fjalë, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmës që i vinte pas, tha: "Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh'.
-
10
|Lucas 7:10|
Dhe, kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, shërbëtorin, që kishte qenë i sëmurë, e gjetën të shëruar.
-
11
|Lucas 7:11|
Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.
-
12
|Lucas 7:12|
Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
-
13
|Lucas 7:13|
Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: "Mos qaj!'
-
14
|Lucas 7:14|
U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: "Djalosh, unë të them, çohu!'.
-
15
|Lucas 7:15|
Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.
-
16
|Lucas 7:16|
Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: "Midis nesh doli një profet i madh' dhe: "Perëndia e vizitoi popullin e vet'.
-
17
|Lucas 7:17|
Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
-
18
|Lucas 7:18|
Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7