-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Lucas 16:4|
E di ç´do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi".
-
5
|Lucas 16:5|
I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: "Sa i detyrohesh zotërisë tim?".
-
6
|Lucas 16:6|
Ai u përgjigj: "Njëqind bato vaj". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë".
-
7
|Lucas 16:7|
Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: "Njëqind kora grurë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".
-
8
|Lucas 16:8|
Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës.
-
9
|Lucas 16:9|
Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t´ju mungojnë, t´ju pranojnë në banesat e përjetshme.
-
10
|Lucas 16:10|
Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.
-
11
|Lucas 16:11|
Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t´ju besojë pasuritë e vërteta?
-
12
|Lucas 16:12|
Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t´ju japë tuajën?
-
13
|Lucas 16:13|
Asnjë shërbëtor nuk mund t´u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t´i shërbeni Perëndisë dhe mamonit'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7