-
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Lucas 16:24|
Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
-
25
|Lucas 16:25|
Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
-
26
|Lucas 16:26|
Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".
-
27
|Lucas 16:27|
Por ai i tha: "Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
-
28
|Lucas 16:28|
sepse unë kam pesë vëllezër e le t´i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".
-
29
|Lucas 16:29|
Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t´i dëgjojnë ata".
-
30
|Lucas 16:30|
Ai tha: "Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen".
-
31
|Lucas 16:31|
Atëherë ai i tha: "Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish"'.
-
1
|Lucas 17:1|
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: "Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!
-
2
|Lucas 17:2|
Për të do të ishte më mirë t´i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7