-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Lucas 17:13|
dhe duke ngritur zërin, thanë: "Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne'.
-
14
|Lucas 17:14|
Dhe ai, si i pa, u tha atyre: "Shkoni e paraqituni te priftërinjtë'. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.
-
15
|Lucas 17:15|
Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
-
16
|Lucas 17:16|
Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.
-
17
|Lucas 17:17|
Jezusi atëherë filloi të thotë: "A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?
-
18
|Lucas 17:18|
A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?'.
-
19
|Lucas 17:19|
Dhe i tha atij: "Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi'.
-
20
|Lucas 17:20|
Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: "Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;
-
21
|Lucas 17:21|
dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush'.
-
22
|Lucas 17:22|
Pastaj u tha dishepujve të vet: "Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7