-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Lucas 18:6|
Dhe Zoti tha: "Dëgjoni ç´thotë gjykatësi i padrejtë.
-
7
|Lucas 18:7|
Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
-
8
|Lucas 18:8|
Po, unë ju them se ai do t´ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?'.
-
9
|Lucas 18:9|
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
-
10
|Lucas 18:10|
'Dy njerëz u ngjitën në tempull për t´u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
-
11
|Lucas 18:11|
Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
-
12
|Lucas 18:12|
Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".
-
13
|Lucas 18:13|
Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t´i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".
-
14
|Lucas 18:14|
Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet'.
-
15
|Lucas 18:15|
I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t´i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7