-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Lucas 17:33|
Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
-
34
|Lucas 17:34|
Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
-
35
|Lucas 17:35|
Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.
-
36
|Lucas 17:36|
Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet'.
-
37
|Lucas 17:37|
Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: "Ku, o Zot?' Dhe ai u tha atyre: "Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat'.
-
1
|Lucas 18:1|
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
-
2
|Lucas 18:2|
duke thënë: "Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
-
3
|Lucas 18:3|
Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".
-
4
|Lucas 18:4|
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s´kam respekt për asnjeri,
-
5
|Lucas 18:5|
duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t´ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7