-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Lucas 18:16|
Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
-
17
|Lucas 18:17|
Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje'.
-
18
|Lucas 18:18|
Një nga krerët e pyeti duke thënë: "Mësues i mirë, ç´duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?'.
-
19
|Lucas 18:19|
Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
-
20
|Lucas 18:20|
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"'.
-
21
|Lucas 18:21|
Dhe ai tha: "Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia'.
-
22
|Lucas 18:22|
Si e dëgjoi, Jezusi i tha: "Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq'.
-
23
|Lucas 18:23|
Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
-
24
|Lucas 18:24|
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: "Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
-
25
|Lucas 18:25|
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7